Po shkojnë në finish përgatitjet e eventit sportiv “Legjendat”. Kryebashkiaku Adrian Gurma konkretizon kështu vendosmërinë për ta kthyer në traditë të përvitshme këtë veprintari, të nisur në 7 marsin e vitit të kaluar.
Në këtë edicion të dytë, eventi sportiv “Legjendat” përshihen në kalendarin e veprimtarive nën dedikimin “100 vjet Bashki”.
Janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë event futbollistik të veteranëve të sportit më popullor: ekipi selektiv i veteranëve të Kombëtares Shqiptare, ekipi i veteranëve të Flamurtarit, të Butrintit dhe nga Korfuzi fqinjë.
Pritja e ekipeve dhe personaliteteve të ftuar mësohet se do të bëhet mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa tre takimet mes skuadrave veterane do t’i takojnë paradites së të enjtes, në stadiumin “A.Lapa” të qytetit.
Tradita futbollistike e rajonit, që shtrihet në dekada të shkuara, mbetet ndërkohë eksperiencë dhe trashëgimi për t’iu referuar dhe evokuar.
Vitin e kaluar u hodh një hap i parë me ekspozimin e historisë së klubit të futbollit, në hollin e hyrjes për në stadium. Gjithashtu, me shumë vlerë për t’i folur e djeshmja të sotmes, ishte takimi i veteranëve të futbollit nga Vlora, Saranda dhe Korfuzi fqinj.
Ndërsa, sivjet, në kuadër edhe të 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës, sërish po merr rrugë ideja që Saranda të bëhet vendi i organizimit të një veprimtarie futbollistike edhe më të gjerë me veteranët e futbollit: nga ekipet e mëdha, siç janë Kombëtarja selektive, Flamurtari, Saranda e Korfuzi.
Futbollistit legjendë të futbollit vlonjat, Vasil Ruci, i kthyer në gjenerator të kësaj ideje, i është bashkuar edhe legjenda tjetër Eqerem Memushaj. Eventi sportiv që këtë maj vjen në edicionin e dytë, do të organizohet më 26 e 27 maj në Sarandë me legjendarët e futbollit në të dy anët e Jonit. /sarandacity.al/