Një video e veçantë ka qarkulluar këto ditë nëpër telefonat e adoleshentëve në Sarandë, ku mesa duket janë argëtuar e kanë gjetur kënaqësi nga ajo çfarë ishin duke parë.
Nuk ka ngelur njeri pa e marrë vesh se ç’është programi Tik-Tok, e pikërisht aty e gjen këtë video.
Nuk po e shkruajmë se cilat janë komentet e bëra për këtë video, por jo gjithçka është Tik-Tok e Instagram.
Një femër me taka plot shkëlqim që tallej dhe filmonte një djalë të ri në moshë nga Saranda, e që aftësitë e tij të të menduarit janë të kufizuara.
Nuk do të bëjmë as moral e as leksion edukate, por si media kemi dhe rolin tonë edukues në shoqëri.
Për sot do t’iu informojmë se çfarë është bullizmi kinernetik.
Bullizmi kibernetik është një formë e veçantë e bullizmit që mund t’i bashkohet formave të tjera të bullizmit duke përdorur teknologjinë dixhitale.
Teknologjia dixhitale përfshin: email-et, celularët, chat, faqe të rrjeteve sociale dhe mesazhe në mënyrë të vazhdueshme.
Këto mund të përdoren të gjitha për të ushtruar bullizëm ndaj të tjerëve verbalisht, psikologjikisht apo nga rrjetet sociale.
Të gjitha mesazhet apo fotot që ju dërgoni apo ndani në media sociale mund të shpërndahen gjerësisht përtej hapësirës së vendit ku jetoni. /sarandacity.al/
https://youtu.be/mhEqqZ6Ov-M