Një investim i ri prej muajit mars ka nisur të implementohet në pikën më jugore të vendit, në Qafë Botë.
Investimi këtu kryhet nëpërmjet Projektit “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian – COMOBILON”, në kuadër të Programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020“.
Ky investim përfshin ndërtim, rindërtim, rehabilitim i PKK Qafë – Botë.
Edhe pse kjo pikë vijon të jetë e mbyllur prej muajsh nga ndikimi i pandemisë, me rifillimin e punës, pritet të jetë një portë hyrje e rëndësishme për jugun e vendit.
Sipas tabelës së publikuar aty, punimet priten të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.
Kjo do të bëjë që edhe kësaj ane të kufirit të ofrohet një mjedis estetik dhe shërbim më cilësor.
Dhe besohet se kjo do përfshijë dhe heqjen e një tabele jo të denjë për shtetin shqiptar në një prej portave të tij të hyrjes nga Greqia. /sarandacity.al/
https://youtu.be/KKucVJjHLu0