Në Navaricë kanë një hall. Eshtë një hall 30-vjeçar që ka sjell pezm, zhgënjime, edhe mallkime gjithashtu.
Rrugën e kanë për ibret t’Zotit. Dhe has aty, si një i ri emigrant në Gjermani, dëshirën për t’u kthyer, pasi është një vend perlë, ku mund të bësh mrekullira. Por ja, rruga.
Rruga që ngjan të jetë dhe produkt i një diferencimi me natyrë etnike – mos qoftë e thënë – pasi aty, si fshat i bashkisë minoritare të Finiqit, dominojnë jominoritarët.
Por çfarë thuhet nga Bashkia Finiq në lidhje me rrugën? Për kryebashkiakun Kristaq Kiço, rruga e Navaricës varet vetëm nga Autoriteti i Rrugëve.
Më 18 korrik 2020, ka një njoftim nga kjo bashki zyrtar ku thuhet:
“Pas fshatit Jermë dhe Dermish, grupi i punëtorëve për përmirësimin e infrastrukturës së bashkisë Finiq u transferua në fshatin Navaricë ku me 48 m3 hekur dhe beton shtroi 140 metra linearë rrugë që të çon tek vorrezat e fshatit. Kjo rrugë pothuajse ishte shkatëruar dhe përbënte për fshatin një nga kërkesat imediate të tij ndaj bashkisë”.
Por nga ajo çfarë duket e thonë fshatarët, ajo çfarë bashkia thotë i përket një tjetër realiteti, atij që lidh pjesën minoritare me varrezat. Dhe diferenca, me sy të lirë, është e dukshme.
Ndaj ka dhe banorë të atyshëm të nervozuar. /sarandacity.al/
https://youtu.be/WNOCoNnC7qs