Agur Kapon, artizanin e Ksamilit, jo pak vetë e njohin. E njohin si mjeshtrin që “luan” bukur me guaskat e detit për t’i kthyer ato në prodhime artistike.
E gjetëm Agurin në atelienë e tij, në Ksamil. Ishte duke mbaruar punimin e fundit që kishte në dorë. Na spjegoi me shumë pasion që e ka të lindur dashurinë për të mbledhur guackat, aty në anë të detit, në rërën e Ksamilt dhe i kthen ato në art në atelienë e tij.
Me këto guacka ka bërë dhe krokodilë.
Fantazia e artizanit Guri ka shkuar edhe te bërja e një bunkeri, që e ka realizuar me dru.
Bukur dhe mjeshtërisht me daltën e tij, artizani Guri punon edhe gurin; një spirancë, Skënderbeun, varkat në det, Dea-n e Butrintit e shumë krijime të tjera ku për secilën prej tyre flet me shumë dashuri.
Për të bërë krokodilin me guacka iu deshën 3-4 ditë artizanit për ta realizuar. Ndërsa na thotë se cdo ditë punon nga 3-4 orë në atelie për të bërë produkte të reja.
Agur Kapo ka dhe një stendë të tijën në dyqanin e artizanëve në Butrint bashkë me shumë të tjerë nga zona, që tregtojnë produktet e tyre artizanale për turistët. /sarandacity.al/
https://youtu.be/rxOFASh_uHA