Ishte i pari zë që pak vite më parë, do jepte të kuptuar se Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA.
“E kalon dot oqeanin?”, do e pyeste Rama ish-paraardhësin e tij në parlament, në një prej debateve të nxehta.
Por ditë pas DASH dhe personalisht Sekretari Blinken e bëri me dije këtë fakt, pra e bëri publike shpalljen e Berishës “non grata”, për më tepër familjarisht, Rama ka ndenjur gojëkyçur.
Në të parin reagim pyetur për këtë çështje, që prej ditësh vijon të jetë top-lajm, shefi i qeverisë dha këtë përgjigje eufemike: “Jam i fokusuar tek puna.”
Rama e tha këtë ndërsa më parë paralajmëroi lehtësim të masave COVID.
“Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.
Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik.
Së shpejti do të dalim me programin e angazhimeve për mandatin e tretë”, tha Rama. /sarandacity.al/