Një tjetër zjarr, kësaj here në qendër të Sarandës, “dy hapa” larg Zjarrfikëses, angazhoi këtë të fundit në orët e drekës.
Flakët u shfaqën në tarracën e një pallati ende në lartim në Rrugën 3, pak metra larg Gjykatë – Prokurorisë.
https://youtu.be/QsiKZkSXdEI
Fjala është për një prej rrugëve më të populluara të qytetit, te pallati ku banon ish-kryebashkiaku Çapajev Zëre, njëherësh investim i këtij të fundit.
https://youtu.be/8QvLuEsEtzE
Ka qenë një banor i kateve të fundit që ka lajmëruar Zjarrfikësen, pasi ka parë flakë në tarracë.
Bëhet fjalë për një grumbull dërrasash të lëna prej kohësh aty, të cilat kanë marrë flakë aksidentalisht si pasojë e telave të zhveshur aty pranë .
https://youtu.be/-y0LBUE19Hs
Gjithsesi, nuk ka patur asnjë pasojë shqetësuese. /sarandacity.al/