Ndërsa vlojnë debatet dhe aktivitetit mbi turizmin në këtë fillimsezoni, nga shumë zëra dhe aktorë, nga vendimmarrja politike e shtetërore, biznesi apo aktivizimi social e kulturor, Delvina mbetet gati e paftuar dhe e harruar.
Zona që ka potenciale të jashtëzakonshme për një turizëm tërheqës, që madje mund ta ketë ringritjen pikërisht nga turizmi jodomosdoshmërisht detar i kombinuar dhe agrokulturë, ende nuk është pjesë e debatit mbi të ardhmen.
Por një ditë më parë në Ksamil, dikush është kujtuar dhe për Delvinën. Së paku, referuar atyre çfarë shkruan Soraldo Nebo, një aktivist dhe operator turistik i njohur në Ksamil.
Pas një dite dhe me prezencën e ambasadorit Soreca e kolevë të tij europianë, Nebo shkruan:
“Ksamili sot ishte nismetari i idese se bashkepunimit rajonal ne promovimin turistik te Sarandes, perfshire Konispolin, Finiqin dhe Delvinen. Ishte tryeza e fjales se dhene ndermjet aktoreve te turizmit dhe institucioneve lokale te rajonit per te vazhduar bashkepunimin.
Konispoli, Finiqi dhe Delvina me asetet e tyre plotesojne oferten turistike te Sarandes, Ksamilit dhe Butrintit per turizem gjithe vjetor dhe njekohesishte po keto Bashki perfitojne nga fluksi turistik i Sarandes, Ksamilit dhe Butrintit per tu zhvilluar dhe kete zhvillim ta vene ne perfitim te banoreve.
Sot eshte buzeqeshje se e shohim me mendje, neser do te jete syqeshje se do ta shohim realitet te bere”. /sarandacity.al/