Nuk dihet nëse një bisht cigareje i hedhur në tokë, në një vend me barishte, pikërisht në Butrint, ishte ajo që vërtitej nëpër gishtat e ndalonte në buzët ambasadores suedeze Elsa Hastad.
Mundet të ketë qenë dhe e një të riu që po ashtu konsumonte cigare në vendin ku “ndalohet duhani”, por fotoja tregon më së miri se ç’rrezik për zjarr paraqet një pakujdesi, ose papërgjegjshmëri e tillë.
Tek e fundit, edhe Notre Dame, ose të tjera zjarre fatale në godina të rëndësishme apo të vyera nga pikëpamja historike, nga gjëra të tilla “të vockla” kanë ardhur.
Pra, mirë që e pive cigaren (sigurisht keq), por mos ta hidhje aty ku s’duhej! /sarandacity.al/