Një talent shqiptar në violinë, me origjinë nga Senica, ngjashëm me Tedi Papavramin e madh apo Arben Spahiun e viteve 80-të, po rrezaton së fundi në ambientet e afirmimit të dhuntive dhe konkurimit muzikor për fëmijë.
Nga faqja Gurra Seniciote shkruhet: “Violinisti ynë Martin Xuxi, ka prekur mëngjesin e sotëm një tjetër sukses në rritjen e tij si instrumentist.
Ai ia ka dalë të vlerësohet maksimalisht dhe të marrë 100 pikët e mundshme nga Juria e Konkursit “TIRANA TALENT”.
Droja se mos turpërohej, pasi sfidantët ishin të gjithë mbi moshën dhe eksperiencën e tij në instrument, iu kthye në përgjegjësi dhe në shkëlqim mëngjesin e 30 majit 2021.
Urime zemrash nga të gjithë seniciotët, vijnë e të bëhen dhuratë për suksesin tënd në sfidën e radhës.
Shumë urime për më shumë dritë e shkëlqim në rrugën e rritjes së talentit tënd, Martin Xuxi!”.
Kujtojmë se Martini vjen si brezi i 4 i sagës së muzikantëve Xuxi, duke qenë pasaradhës i stërgjyshit Anastas, i brezit të mandolinave.
Gjyshi Kostaq e shoqëroi për prova në Tiranë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/wWXz44GV_ak