Robert Bisha, pianist, improvizues kompozitor dhe poliinstrumentist, ishte ai që befasoi më lojën e tij virtuoze në Butrint.
I përzgjedhur nga ambasadorët e BE-së, pianisti me origjinë nga Shkodra, më saktë nga Vau i Dejës, me banim shumëvjeçar në Itali, performoi me mjeshtëri artistike deri në detaj. Madje kaq i ndjerë në performancë deri sa momente të veçanta ai edhe u përlot.
Robert Bisha prej 20 vjetësh jeton dhe ushtron artin e tij në Itali.
Ai përfaqëson Shqipërinë në skenat ndërkombëtare duke e bërë kështu vendin e tij pjesë e elitave të Evropës Perëndimore. /sarandacity.al/
https://youtu.be/5cHDypvydPU