Rrjeti zinxhir i hoteleve “Radisson Blu” do të ketë hotelin e tij në Dhërmi, “Morina Palace”.
“Radisson Blu për herë të parë në Ballkan! Brandi i njohur ndërkombëtar ka zgjedhur Shqipërinë për të qenë i pranishëm me emrin dhe standartet që ofron ky emër i madh turizmit ndërkombëtar. Radisson Blu i bashkohet bregdetit të jugut me Morina Palace, duke qenë një ogur i mirë në këtë fillim sezoni turistik”, ka dhënë lajmin Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
I pranishëm ka qenë dhe Adrian Gurma, kryetar i Bashkisë Sarandë.
Kjo kompani është themeluar në vitin 1960 dhe kjo markë ka hapur 380 hotele në të gjithë botën. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Qaff9k8nzOM