Në një intervistë për Sarandacity, ministrja e Kulturës Eva Margariti foli për tjetërlloj menaxhimi që do ketë Parku i Butrintit në të ardhmen, sapo një projekt ri menaxherial i hartuar nga qeveria të marrë miratimin në parlament.
Ajo qe te shtunën në Butrint, për një event kulturor në kuadër të mbylljes së “Javëve të Europës”.
Sipas saj, Butrinti mund të jetë shumë më shumë se sa ç’është sot si ndikim dhe tërheqje, gjë që synon projekti i ri menaxherial i qeverisë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/612rJ3zc8mE