Kryebashkiaku Gurma po viziton Prizrenin, i gjendur atje së bashku me ministrin Klosi.
Një prizrenas, në një takim e fotografim me vendimmarrësit politikë shqiptarë, njëri në pushtetin qendror e tjetri në atë lokal, i quan ata vëllezër.
“Takim mes vëllezërish në qytetin historik të Prizrenit. Sezon te mbarë turistik për të gjithë shqipet”, shkruan Ruzhdi Kurtishaj, duke dhënë të kuptuar se sezoni që sapo ka hyrë ka qenë temë kryesore e takimit mes tyre.
Në kushtet e pandemisë e jo vetëm, pushuesi kosovar mbetet aseti më i vyer për bregdetin shqiptar. Vitet e fundit madje është vënë re një tendencë e zhvendosjes më në jug të kosovarëve, në Sarandë e Ksamil. /sarandacity.al/