Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kështu regjimi goditi çamët 60 vjet më parë: si u ekzekutua Teme Sejko

by PorositWeb
1 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi kujtoi me foto e dëshmi atë çfarë ndodhi 60 vjet më parë me dënimin e një grupit çam, ku veçonte emri i Teme Sejkos.

Për Dervishin, bëhej fjalë për një inskenimin e “komplotit çam”, sipas tij, pikërisht për ta goditur këtë komunitet.

Ja ç’shkruan studiuesi Dervishi, ku veçon dhe mënyrën e ekzekutimit të Teme Sejkos.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë vendit, po përgatiteshin të rrëzonin shtetin socialist në Shqipëri.

I gjithë ky skenar sa qesharak aq edhe propagandistik, shërbeu për dy qëllime: për të shuar një veprimtari (të cilën as e preku në fakt) dhe për të goditur me themele komunitetin çam që jetonte në Shqipëri.

Historia nis në vitin 1957, teksa në Tiranë erdhi informacioni se zbulimi amerikan kishte dy kanale informacioni në zonën e Devollit dhe në Konispol.

Duke dështuar prej vitesh të gjente këto dy kanale, regjimi komunist inskenoi një proces ndaj “grupit çam”, i cili as kishte lidhje me kanalet në fjalë.

Me vendimin nr.5, datë 27.5.1961, të këshillit gjyqësor të posçëm të Gjykatës së Lartë, të pandehurit morën këto dënime:

-Me vdekje u dënuan: Teme Sejko, Tahir Demi, Abdyl Resuli dhe Hajri Mane

-Me 25 vjet burg u dënuan: Sami Murati, Nasho Gërxho, Jonuz Purizo

-Me 20 vjet burg u dënuan: Adem Kalo

-Me 15 vjet burg u dënua: Asllan Veliu

Të gjithëve iu kufizoheshin të drejtat zgjedhore si dhe u konfiskohej pasuria.

Njoftimi zyrtar për ekzekutimet, i botuar në shtypin e kohës, thotë se janë kryer më 31 maj 1961.

Tragjike ishte historia e vdekjes së Teme Sejkos. Më poshtë, pjesë nga dy dëshmi nga pjesëmarrësit në ekzekutim:

“Kur shkuam në Linzë, ishte errësirë dhe vendi me shkurre. Temen e kapëm dy veta dhe zvarrë e zbritëm rreth 20 metra poshtë rrugës, vendi ishte shumë i pjerrët. E çuam ku ishte një gropë e hapur, se kush e kishte bërë, nuk e di. E hodhëm në gropë. Në gropë, me sa më kujtohet, dikush i ra me kazmë në kokë disa herë dhe tha sa të fortë e ka kokën. Para se ta hidhnim në gropë, Jorgo Bimo i hoqi pantallonat dhe një bluzë kadife dhe i mori me vete. Pas kësaj e mbuluam me baltë, shkuam tek makinat dhe erdhëm në Tiranë.

***

Gropën e bëri shoferi që na çoi ne në Maminas, i cili posa na çoi, u largua dhe u kthye në mbrëmje, që na mori, këtë detyrë ai e kishte marrë nga Mihallaq Ziçishti. Si e zbritën kufomën te gropa, shkova dhe unë. Për t’u siguruar për vdekjes e Temes, unë me një kazmë që gjeta aty pranë, i rashë Teme Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Më kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe u larguam”. /sarandacity.al/

 

 

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Një retro me shkak një bust: çdo thoshte e ndjera Hajrie Rondo kur shpallej “Nderi” i Delvinës

Next Post

Ç’duhet të dini mbi lehtësimet COVID nga sot deri më 1 korrik

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 2

  1. Shadow systems says:
    3 muaj ago

    378968 467776You created some decent points there. I looked on the net for any dilemma and located most individuals goes along with together along with your site. 625723

  2. 1xbet says:
    3 javë ago

    922443 338427This put up is totaly unrelated to what I used to be looking google for, even so it was indexed on the initial page. I guess your doing something right if Google likes you adequate to spot you at the very first page of a non related search. 35835

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.