Nga sot hyjnë fuqi masat e reja COVID, sigurisht më të lehtësuara.
Nuk do ketë më maskë në ambient të jashtëm, si dhe ora policore shtyhet por nuk hiqet tërësisht.
Më konkretisht, sipas asaj çfarë raportojnë autoritetet:
Nga 1 qershori
- Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
- Ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
- Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 qershori
- Grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 korriku
- Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
- Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
- Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
- Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te ISHP. /sarandacity/