Dita e premte ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga ardhja e delegacionit me ambasadorët e BE-së, përurimi i fillimit të punimeve të rrugës së Syrit të Kaltër, përurimit të Qendrës për Grumbullimin e Mbetjeve të Riciklueshme në Volloder dhe çeljes së sezonit turistik.
Ajo që nuk u pa në media ishte një fushatë vullnetare pastrimi në grykëderdhje të lumit Bistrica, në Çukë.
Pastrimi u organizua nga bashkia Sarandë në bashkëpunim me vitin e I të gjimanzit “Hasan Tahsini” të udhëhequr nga mësuese Klarida Qendro si edhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ Albania. /sarandacity.al/