Në Kopshtin nr. 4 në Sarandë u festua 1 Qershori, ku të vegjlit e atyshëm dhanë një koncert para edukatoreve dhe prindërve
Drejtoresha Lindita Çepani falenderoi stafin e saj për përkushtimin ndaj fëmijëve, të cilët më pas intepretuan këngë të njohura të botës së tyre, ku u veçua kolona zanore me fabulën tërheqëse te “Beni ecën vete”.
Znj. Çepani falenderoi gjithashtu dhe prindërit për bashkwpunimin e shkëlqyer që ka krijuar me ta me fokus fëmijët, me qëllim që kopshti te ata të jetë një Eden i vërtetë i argëtimit por dhe i edukimit.
Ndërkohë te hitet e huaja, ka dominuar te fëmijët hiti aq i dashur për ta “Baby Shark”, ndër më të klikuarit në YouTube, duke tejkaluar “Despacito” me më shumë se 8 miliardë shikime. /sarandacity.al/