OBSH miratoi të martën vaksinën kineze Sinovac Biotech për përdorim emergjent.
Kujtojmë se kjo vaksinë injektohet në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh. Edhe në Sarandë gjithashtu.
Deklarata thotë se miratimi i OBSH-së është një sinjal për autoritetet rregullatore kombëtare që përgatitja është e sigurt dhe efektive dhe lejon që vaksinat e aprovuara nga OBSH të gjenden në programin global COVAX, i cili siguron vaksina në vendet e varfra, raporton Reuters.
Procesi i analizimit të grupit këshillimor teknik të OBSH-së filloi më 5 maj dhe vendimi u mor pas analizimit të të dhënave më të fundit klinike mbi sigurinë në efikasitetin e vaksinave Sinovac dhe procesin e prodhimit në kompaninë kineze.
Kjo është vaksina e dytë kineze që mori një leje përdorimi emergjente, pasi përgatitja e ndërmarrjes shtetërore kineze Sinopharm mori “dritën jeshile”.
Qeveria siguroi sasi të mëdha nga kjo vaksinë nga Turqia dhe, karta e saj e sigurisë qe fakti se me Sinovac vaksinohet Turqia, e cila një shëndetësi të standarteve botërore si dhe vendet e pasura arabe.
Ndaj, Pas vendimit të OBSH-së, ministrja Manastirliu, shkroi:
“LAJM I MIRË. OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”. /sarandacity.al