Stenio Junior, futbollisti që mban fanelën me numër 18 te skuadra e Partizanit, duket se po shijon pushimet në Sarandë.
Ka qenë vetë ai që ka postuar në Instagram foto nga hoteli në të cilin është duke qëndruar në qytet.
Rikujtojmë se një ofertë tejet e mirë financiare i ka mbushur mendjen futbollistit brazilian për të përzgjedhur “demat” me president Demin për vazhdimësinë e karrierës së tij.
Për 29-vjeçarin nga Fortaleza kjo është aventura e parë në futbollin shqiptar, teksa në të kaluarën ishte pjesë e Shkëndisë së Tetovës për gjashtë edicione.
“Panorama Sport” zbulon se braziliani ka rënë dakord për një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj dhe një kontratë 2-vjeçare. /sarandacity.al/