Me një thikë kuzhine në dorë, një 49-vjecar shqiptar shkoi në shtëpi në Volos, ku banonte ish-gruaja, 37 vjeçe me të atin e saj, 64 vjeç, edhe ata shqiptarë. Atje, 49-vjecari nisi të bërtiste duke i kërcënuar me thikë duke u shprehur se do t’i vriste si ata në Makrinitsa (rasti i ndodhur pak kohë më parë që ish dhënëdri vrau ish-gruan dhe nënën e saj). Fatmirësisht në një moment, të dy, babë e bijë arritën të largoheshin dhe shkuan menjëherë në stacionin e policisë ku treguan çfarë u kishte ndodhur.
Shqiptari kërcënues u arrestua disa orë më vonë nga oficerët e policisë të departamentit lokal dhe OPKE, ndërkohë që nga kontrolli fizik atij iu gjet edhe një sasi kokaine me peshë 4.77 gram, e cila u konfiskua.
49-vjeçari u soll dje para prokurorit i cili e ndoqi penalisht me akuzat e kërcënimit, armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes së drogës. /sarandacity.al/