Këshillit Bashkiak të Sarandës i ka shkuar tashmë peticioni me firma për thellimin e Kanalit të Vivarit.
Është një lëvizje qytetare ajo e cila, e dashuruar me “Mbretëreshën e Liqenit”, pra midhje, kërkon që Vivari i thelluar t’ja mundësojë kushtet në liqen.
“Në datat 23 dhe 24 Maj u zhvillua peticioni në kuadër të projektit ‘Midhja, Mbretëresha e Liqenit’.
Qëllimi i këtij angazhimi qytetar është pastrimi i kanalit të Vivarit i cili bën prurje të sasive më të mëdha të ujit dhe rrjedhimisht është kusht për furnizimin e liqenit me lëndë ushqyese dhe uljen e temperaturave në verë.
Kjo sjell për pasoje më tepër mundësi për të garantuar midhjen dhe të gjitha gjallesave kushtet e domosdoshme të jetesës.
Për nënshkrimin e këtij peticioni u angazhuan 5 të rinj nga komuniteti i Ksamilit dhe u mblodhën 120 firma.
Firmat e mbledhura u dorëzuan më datë 28 Maj pranë Këshillit Bashkiak”, thuhet në faqen e FB me emrin “Midhja, Mbretëresha e Liqenit”. /sarandacity.al/
581375 754233I used to be recommended this web internet site by my cousin. Im no longer positive whether this put up is written by way of him as nobody else know such exact approximately my issue. You are incredible! Thank you! 143386
61257 382782Some genuinely nice and utilitarian information on this internet web site , likewise I believe the style and style contains superb features. 772892