Ka ndërruar jetë një ndër figurat e arsimit delviniot në vite, Jasin Berberi, pjesë e sagës familjare Berberi me gjurmë të pashlyeshme në arsim, për të cilin kryebashkiakja Majlinda Qilimi, një ish-mësimdhënëse, përzgjedh këto fjalë dedikuese në nekrologjinë e saj:
…”E dua qytetin tim të lindjes, Delvinën e lashtë dhe me tradita historike, patriotike, kulturore e qytetare sa s’ka më, se këtu u linda dhe u rrita, punova, jetova një jetë të tërë dhe pres me qetësi fundin”… janë këto fjalë të thëna nga Z. Jasin Berberi në librin e shkruar prej Tij me titull “Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes”.
Fatkeqësisht dita e fundit e jetës së Tij ,ishte dita e sotme.
Qyteti që aq fort e deshi mësoi lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të mësuesit pasionant, që për vite me radhë edukoi një sërë brezash dhe që me të drejtë e plot meritokraci,
Këshilli Bashkiak Delvinë e ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi”
Lamtumirë Profesor Jasini!
Ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të dashur!”. /sarandacity.al/