“Liria e Medias” dhe “Gazetaria Investigative” ishte tematika e trajnimit dy ditor organizuar në Vlorë me gazetarë të jugut. Merrnin pjesë gazetarë nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, Fieri dhe Pogradeci.
Në themel të këtij trajnimi, të financuar nga Bashkimi Europian, qëndronte “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë”.
Lutfi Dervishi, pedagog në fakultetin e gazetarisë, foli me detaje për pjesëmarrësit për “Lirinë e medias”, ndërsa iu mëshua temës së gazetarisë investigative.
Gazetarët, pjesëmarrës në trajnim, gjatë diskutimeve sollën me detaje për probleme të ndryshme, që mund të trajtohen me të drejtë si pjesë e gazetarisë investigative, probleme këto që kërkojnë edhe ndikimin e gazetarëve seriozë t’i publikojnë pas një studimi të gjithëanshëm të problemeve shqetësuese. /sarandacity.al/