Me mungesën e “Babait” të Isopolifonisë, ndërruar jetë muaj më parë, Lefter Çipa, nisi në Pilur festivali i dytë “Netët e Bejkës së Bardhë”.
Eventi isopolifonik nisi rreth orës 17:30, ku të gjithë pjesëmarrësit parakaluan në rrugën shkollë-Qendër-Vanovë. Më pas vizituan ekspozitë me temë “Piluri në arkivat e shtetit”, sipas asaj çfarë informon drejtor i këtij organizimi, Kristo Çipa.
Ishte dhe deputeti Gjiknuri, i cili shkroi:“Kënaqësi e veçantë të ndiqja nga afër natën e parë të Edicionit të Dytë të Festivalit Folklorik Pilur – ‘Netët e Bejkës së Bardhë’”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/qZ6I0zhhd_4