Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë, më 7 qershor operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Kjo, në kuadër të operacionit të shpallur nga qeveria, i koduar politikisht si “Bregdeti Ynë”.
Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, në ekstrem të njëra tjetrës, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.
Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.
Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se:”Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”. /sarandacity.al/