Është shuar një ndër ikonat e muzikës në vite në Sarandë, ish-shef muzike në ish-Shtëpinë e Kulturës së qytetit, Nikollaq Papa.
Ishte vlonjat dhe kur doli në pension u zhvendos në Vlorë.
Vlerësohet si muzikant shumë i aftë, me vesh absolut, organizator i koncerteve gala në Sarandë e Butrint, themelues i ansambleve të qytetit të Sarandës, drejtues i Bandës muzikore për disa vite.
Kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve për teoritik muzike.
Vitet e fundit kishte rezultuar me probleme kardiake. Së fumdmi po merrte trajtim në një nga klinikat e kryeqytetit, dhe papritur pak orë më parë gjendja shëndetsore është rënduar, deri në fatalitet.
Lajmi bëhet i ditur nga miq të tij në Sarandë.
Nga ana tjetër, “Shoqata Saranda” ka ndarë lajmin e hidhur në Facebook.
“Profesor Nikollaqi ka dhënë për dekada të tëra njëkontribut të çmuar në jetën artistike të rrethit Sarandë e më gjerë.
Ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të Tij.
Lamtumirë Profesor!, është lajmi i hidhur në këtë mbrëmje.
Njeriu që la gjurmë në qytetin e Sarandës, vlonjat i lindur por i lidhur shpirtërisht me sarandiotët, shakaxhi, i shoqërueshëm dhe i suksesshëm”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/V3bPEdmTlRw