Ekipi i Delvinës është renditur në vend të 11-të në Kategorinë e Dytë në grupin B, pozicion që e shoqëroi përgjatë gjithë sezonit.
“Trojanët”, të vetëquajtur krenarisht të tillë, sot në një ditë të errët me krenari të vrarë, paralajmërojnë edhe më kob duke bërë një përllogaritje.
“Duke parë dhe të rejat e fundit që kanë dalë për sezonin e ardhshëm, mbërritjen përfundimtare të ekipeve që kanë rënë në Kategorinë e Dytë, me shumë gjasa ekipi do të luajë në Kategorinë e Tretë vitin tjetër.
Sipas FSHF, vitin tjetër do të jenë 26 ekipe në Kategorinë e Dytë, ku janë bërë të ditura dhe emrat e të gjitha ekipeve, por që ekipi ynë nuk figuron.
Është një turp, një dhimbje për të gjithë qytetin, sportdashësit, tifozët, lojtarët, ku deri dje ekipi që bënte çdo njeri për vete nesër nuk do të jetë më.
Kërkojmë që të vihet dorë me patjetër për ekipin tonë, pasi në këtë rast rrezikon që ekipi të shkrihet pasi do të ketë lojtarë që vazhdojnë karrierën me ekipe të tjera, duke lënë kështu këtë qytet që i ka rrënjët shumë të thella në futboll.
Këtkojmë vetëm diçka: të vihet dora në zemër për këtë qytet dhe për ata tifozë që kanë qenë gjithmonë ‘tifozi 12’ (kanë dashur të thonë lojtari), për ekipin tonë”.
Ndodh kjo ndërsa pak kilometra më tutje, si për ironi, rivalët e përjetshëm të Sarandës festonin ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Po ç’ndodhi me Delvinën këtë sezon, si kurrë më parë? Mjaft të thuhet se shtylla kryesore ekipit, Tanusha (Dritan Mehmeti), e braktisi ekipin për mosmarrëvshje të brendshme. /sarandacity.al/