Frida Krifca, Drejtoresha e Përgjithshme në AZHBR e cila ka përfunduar studimet në Harvard, ka shpërndarë një foto të Jonit në Ditën Ndërkombëtare të Oqeaneve.
Se si e ka kontekstualizuar ajo vlerësimin dhe dashurinë për një det në Ditën e Oqeaneve, kjo mbetet të gjykohet nga lloji i formulimit në statusin e shkruar prek saj me këtë rast.
“Deti Jon, pjesë e Mesdheut, inkubator i civilizimit perëndimor. Deti im i preferuar. Sa shumë na jep.. ❤️.”, shprehet Krifca.
Kujtojmë se figura kryesore e AZHBR është përgjegjëse për administrimin e fondeve të buxhetit të shtetit në mbështetje të fermerëve.
Dita Botërore e Oqeaneve është një rast për të nderuar oqeanet botërore, për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit.
Po me sa dihet deri tani Deti Jon nuk është oqean dhe gjithashtu është larg oqeaneve. /sarandacity.al/