Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpërndarë videon ku shfaqet objekti “Porta me Kulla”, në Butrint, duke bërë me dije se pikërisht aty u realizua një restaurim.
“Projekti i financuar në kuadër të projektit Mo.Na – Interreg IPA, Balkan Mediterranean, bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në monument, duke e rikthyer kështu në një atraksion edhe më tërheqës për vizitorët e Butrintit”, bën me dije ky institucion.
Porta me Kulla ndodhet në afërsi të Bazilikës së Madhe, pranë rrënojave të ujësjellësit antik.
Ajo datohet në shek. III para Krishtit. Kjo portë përbëhet nga dy kulla, një kullë katërkëndore në anën perëndimore dhe një kullë në formë patkoi në anën lindore. /sarandacity.al/
https://youtu.be/WOd2o-4tLYc