Gratë e minoritetit kanë nisur të qëndrojnë në radhë për shëndetin e tyre. Një mision shëndetësor nga atdheu amë, do ju mundësojë atyre që të zbulojnë nëse diçka nuk shkon në organizëm.
Është Shoqata Greke kundër Kancerit, e cila me sponsorizim të Unionit Qendror të Bashkive të Greqisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, ofron falas ekzaminime diagnostike-parandaluese mamografike për gratë në Himarë, Sarandë, në Livadhja në Bashkinë e Finiqit dhe në Derviçan në Bashkinë e Dropullit.
Në bashkinë e Finiqit kanë përfituar nga ky shërbim 150 gra të cilat kanë bërë mamografi falas.
Kjo nismë bëhet nën drejtimin e Kryetarit të Shoqatës Greke kundër Kancerit, Evaggelos Filopoulos, që realizohet me aparatura të lëvizshme mamografie, që erdhën nga Greqia.
Këto ekzaminime filluan të hënën më 7 qershor dhe do të përfundojnë të enjten, më 10 qershor 2021. /sarandacity.al/