Ministria e Drejtësisë ka njoftuar sot disa lehtësime masash për të burgosurit. Ajo që është më e rëndësishmja dhe që të gjithë e prisnin është lejimi i takimeve mes të burgosurve dhe familjarëve. Etilda
Gjonaj është shprehur para drejtorëve të burgut, se të dënuarit tashmë do takohen me familjarët, masë e cila do jetë në fuqi për disa kohë, deri në një vlerësim tjetër të situatës.
Duke filluar nga 14 qershori, të burgosurit do kenë një takim në muaj dhe familjari duhet të paraqesë certifikatën e vaksinimit, testin PCR ose serologjik si dhe duhet të respektohen masat antiCovid.
Përkatësisht do të lehtësohen masat në: takimet me familjarët, rifillimin e lejeve të veçanta, rifillimi i aktiviteteve kulturore dhe sociale. /sarandacity.al/