Anëtarët e BE arritën një marrëveshje mbi lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit gjatë verës, e cila do të lejojë turistët plotësisht të vaksinuar të shmangin testet ose karantinën, thanë diplomatët.
Gjithashtu, lista e rajoneve brenda BE-së nga të cilat udhëtimet konsiderohen të sigurta po zgjerohet.
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE miratuan një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, sipas të cilit personat që janë plotësisht të vaksinuar mund të udhëtojnë lirshëm nga një vend i BE në një tjetër nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza tjetër, konfirmuan tre diplomatë.
Kufizimet për pasagjerët e tjerë duhet të bazohen në shkallën në të cilën vendi nga vijnë ata ka vendosur nën kontroll epideminë, shkruan Komisioni Evropian. /sarandacity.al/