Siç raporton TCH, referuar burimeve të saj, nga dita e hënë 14 qershor do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualish në 1500 persona.
Për këtë, thuhet se autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.
Pritet gjitashtu edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.
Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik, thekson TCH. /sarandacity.al/