Nga operacioni i IKMT-së i emërtuar si “Bregdeti i Ynë”, gjatë 5 ditëve në Ksamil e Sarandë janë shembur 18 objekte në Ksamil, 1 në zonën e Manastirit dhe një tjetër në Sarandë.
Në total janë parashikuar të prishen 30 objekte, të cilat nuk kanë përfituar nga procesi i legalizimit.
Në lagjen Kodër, në Sarandë pritet të shembet një skelet betoni 4 katëshe, po ashtu dhe një hotel në zonën e Manastirit, në Ksamil.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes është në pritje të fadromave të mëdha, për të ekzekutuar vendimin për e këtyre dy subjekteve.
Prishjet kanë qenë kryesisht platforma betoni si dhe tenda druri jashtë objekteve, shtesa banesash.
Ndërkohë po punohet me mjete të IKMT dhe ushtrisë për të bërë pastrimin e inerteve në ato vende ku janë bërë prishjet.
Deri tani ndërsa ka pasur ankesa nga pronarë të prishjeve nuk janë regjistruar incidente me banorë gjatë realizimit të operacionit. /sarandacity.al/