Një valë e re dhe e beftë proteste nga ana e maturantëve i është afruar Sarandës, e që ka si shkak pretendimin se testi i matematikës qe një torturë në kuptimin e vështirësisë.
Më saktë, nga Tirana, duke u përhapur në disa qytete, në jug u shfaq në Gjirokastër.
Që aty, disa maturantë pretenduan se testi është i marrë nga interneti nga Ministria e Arsimit, një pretendim i ngjashëm me atë të një viti më parë me testin e letërsisë.
Nga ana tjetër, ministrja Kushi tha se po merren parasysh ankesat e maturantëve ne një vlerësim më të imtësishëm të testit.
“Të dashur maturantë, siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj.
Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.
Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan Kushi. /sarandacity.al/