Nga Greqia fqinje, moti i rënduar prej shirave ka kaluar në qiellin shqiptar, rrjedhimisht në tokën shqiptare, ku Konispoli ka qenë i pari që e ka pësuar me një breshër sa një kokërr arre.
Kanë qenë 40 minuta të vështira për zonën, pasi janë shkaktuar dëme të dukshme në pemëtarinë e Konispolit.
Dhe jo vetëm kaq, pasi sipas banorëve breshëri kokërrmadh që ka goditur pulat ku i gjeti nëpër oborre, ka çuar në ngordhjen e tyre. Deri tani nuk kemi një infirmacion të saktë për dëmet e shkaktuara.
Breshëri i mesditës të së shtunës, që nisi nga ora 14. 55 deri në 15.40, sipas banorëve të Konispolit ishte më i madh se ai i një viti më parë, pra të nëntorit të 2020. /sarandacity.al/
https://youtu.be/8azUM1wkP2k