Varrezat në Volloder patën një masë njerëzore të pazakontë të shtunën, ku nga Gjashta e Metoqi, si dhe nga Saranda, qytetarë të shumtë u dyndën për t’i dhënë lamtumirën në njeriu që la emër të mirë mes tyre, Dragush Feruli, i cili humbi jetën pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuajti prej disa muajsh.
Punëtor i thjeshtë në ndërtim, Gjashta ku ai banonte vuajti shumë ikjen e tij si një njeri që rrezatonte mirësi në çdo gjë. E vuajtën dhe ata shumë njerëz të cilët punuan me të ose u njohën në rrethana të ndryshme.
U reflektua kjo te masa e pazakontë njerëzore që e përcolli në varreza, duke shkaktuar njëherësh dhe bllokim trafiku të pashmangshëm.
Pra, edhe pse nuk kishte një status të njohur publik, mirësia e tij si njeri pushtoi zemrat e njerëzve pa dallim.
Si një njeri dhe besimtar, ai u përcoll me rite fetare nën lutjet që Zoti ta ketë nën Mëshirën e Tij.
Dragush Feruli u shua në një moshë relativisht të re, 43 vjeç, duke lënë pas tre vajza. /sarandacity.al/