Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Ura e Honit në Lukovë, Bashkia Himarë.
Ai është Diogjen Boci, 72 vjec, banor i Lukovës.
Ditën e djeshme 72-vjecari ishte larguar nga shtëpia dhe kishte dalë në mal për të mbledhur rigon.
Mëngjesin e sotëm ai është gjetur i pajetë, ndërsa nuk kishte shenja dhune. Dyshohet të ketë pësuar atak kardiak.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa pritet të bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij. /sarandacity.al/