Ndërsa qeveria e sheh çrrënjosjen e vesit të ndërtimeve pa leje dhe te ndëshkimi i atyre që punojnë aty, pra te punëtorët e krahut, duke paralajmëruar se dhe ata do të arrestohen, këta të fundit, të cilët i përkasin një shtrese ndër më mëshirëndjellëset në kuptim të pamundësive ekonomike, nuk duan ta besojnë që mund të jetë kështu.
Por ja, dy sosh janë arrestuar së fundit pas një ndërtimi pa leje në Cerkovicë të Finiqit.
Te “Omonia” e Sarandës, pra të kryqëzimi i vendqëndrimit të autobusëve, ajo masë punëtorësh që pret t’i thërrasë dikush për punë, e kanë të vështirë ta gëlltisin urdhëresën qeveritare sipas së cilës duhet të sigurohen më parë që fronti ku do shkojnë është plotësisht në rregull me letra.
Rama zgjodhi për krahasim punën në parcelat e kanabisit, por në fakt është një krahasim që nuk shkon. Kanabisi nuk ka nevojë për letra që duhen verifikuar.
Ndaj, ata që rrijnë aty sy e veshë nga ndonjë afendiko që t’u japë punë, në ndërtim, japin të kuptuar, kush me heshtje, kush me belbëzime e kush me gojën plot, që mjafton një ofertë e ata do rendin pa bëzajtur. Më pas, të bëhet ç’të bëhet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/7ksKunR_7kE