Kush do shkojë këtej e tutje për kolaudim, të mendohet mirë pasi po vjen tjetër kohë.
Me kalimin e këtij shërbimi në shtet, drejtori Blendi Gonxhe, i njohur për dashurinë dhe sqimën e tij për makinat, paralajmëron, në emër të institucionit që drejton se një katëegori automjetesh të bëra fërtele nuk do mund ta kalojnë provën e kolaudimit si të denja për të qenë në rrugë.
“Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN!
Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi!
Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore!”, është thirrja e DPSHTRR për përdoruesit e automjeteve. /sarandacity.al/