Ksamili, sidomos në këtë kohë, shfaqet dhe si kartolinë dashurie prej pamjeve magjepsëse që ofron, si në sfondin e këtyre të dashuruarve.
Është Sardi Shehu, DJ i famshëm dhe pjesë e jurisë te “Kënga Magjike”, i cili ka një kënd të cepit turistik jugor shqiptar, me vështrimin tretur në ujërat e kristaltë të Jonit, për të festuar një moment të veçantë në jetën e tij.
Jonisa Sinorukaj, partnerja e tij feston ditën e lindjes sot. Urimi i DJ Sardit në Instagram për të dashurën e jetës ka shkrirë zemrat e çdo femre.
“Gëzuar ditëlindjen gruas që dua të mbaj përgjithmonë në krahët e mi”, ishin fjalët me të cilat ai uroi sot partneren e jetës.
P.S. Ndjesë paraprakisht nëse nuk është Ksamili por ndonjë vend tjetër, por pas shpinës së Sardit është një prej atyrë pamjeve të “makabritetit njerëzor” mbi terrenet pyllëzuara, të cilat gërmohen, edhe shëmtohen natyrisht, për t’u shndërruar në lokal-plazhe private. /sarandacity.al/