Sot është dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, ditë kjo që i kushtohet ndërgjegjësimit të popullatës për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë si dhe ku shprehet mirënjohjen për sakrificën që ata bëjnë.
Kjo Ditë mbahet çdo vit në 14 qershor, që prej vitit 2004.
Po si paraqitet gjendja e gjakut në Spitalin e Sarandës?
Burime të brendshme të thonë se Banka e gjakut te “Petro Nako” sot nuk ka nevojë për gjak. Kërkesat më të shumta janë për grupin e gjakut 0-, por në ditët në vijim, duke patur parasysh dhe rritjen e numrit të aksidenteve gjatë sezonit turistik, kërkesat rriten.
Ndërsa sot në Bankën e gjakut ka rezerva, bëhet apel për nesër: “Mos kurseni të dashur qytetarë! Dhuroni gjak! Kush dhuron gjak, shpëton jetë!
Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë. /sarandacity.al/