Shqiponja shqiptare, ajo e realizuar me kryqëzim duarsh, është shfaqur së fundi dhe në EURO 2020, për më tepër nga një futbollist rus. Në fakt është thjesht një iluzion optik nëse shihet me vëmendje detaji dhe konteksti.
Futbollisti thjesht ka mbështetur pëllëmbët mbi gjoks, në shenjë avokatie të vetëvetes, e nga ana tjetër nuk është në entuziazëm, gjë që zakonisht sjell bërjen e shqiponjës, si një gjest shëndërruar në viral, edhe nga jo shqiptarë, futbollistë gjithashtu.
Po nga i pati fillesat kjo shqiponjë e tipit atdhetar dhe a ka lidhje me Sarandën?
Ajo e pati pikënisjen nga Kreshnik Spahiu në vitin 2010 i cili, referuar disa proceseve gjyqësorë në Gjykatën e Sarandës në dhënien e nënshtetësisë greke për disa shtetas shqiptarë, veç denoncimit të këtyre rasteve, nisi dhe lëvizjen e tij të quajtur Aleanca Kuqezi.
Kjo lëvizje pati pikërisht si simbol këtë shqiponje, e gjithashtu përmbante në ligjërimin e saj dhe denoncimin e pretendimeve greke për Vorio Epirin.
Kjo çoi që Spahiu të fotografohej në një rast, ose vetëfotografohej, duke parë me dylbi nga toka greke, se mos prej andej përgatitej ndonjë sulm ndaj tokave shqiptare. /sarandacity.al/
Howdy! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted
keywords but I’m not seeing very good gains. If you know of any please
share. Appreciate it! You can read similar text here: Eco bij