Mbas pak ditësh, komuniteti çam do organizojë përkujtimoren e radhës së asaj çfërë hoqën ata dhe të parët e tyre, duke u përzënë nga tokat e vendbanimet e tyre në Çamëri e masakruar nga ushtria greke.
Ndaj është publikuar dhe kalendari i aktiviteteve për atë që quhet “Java Çame.
“Në kuadër të 77-të vjetorit të Genocidit Grek ndaj shqipëtarëve të Çamërisë, nga data 21 qershor deri në datën 27 qershor , PDIU, Shoqata Patriotike Çamëria dhe Fondacioni Çamëria Hasan Tahsin organizojnë ‘Java Çame’ e cila do të jetë e mbushur me aktivitete kulturore, letrare , historike etj., dhe do kulmojë me homazhe në varrezat monumentale të Kllogjerit në Sarandë.
Ftojmë të gjithë patritotët dhe dashamirësit të bëhen pjesë e aktiviteteve tona.
Më poshtë do të gjeni dhe aktivitetet sipas datave respektive”, bëhet me dije nga kjo shoqatë. /sarandacity.al/