Kanë qenë pushime të pafata ato për një pushues norvegjes në Ksamil, pasi ka dhënë frymën e fundit në perlën e Jugut.
Sipas burimeve, i ndjeri quhet Frank Westgard, 56 vjeç nga Norvegjia, i cili pasi është ndjerë keq kur ka dalë nga dushi, është drejtuar për në Qendrën Shëndetësore të Ksamilit ku dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.
Trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do të transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore për ekspertizë ligjore
Policia po kryen hetimet për ngjarjen. /sarandacity.al/