Bashkia Delvinë ka shpërndarë në FB nismën e ndërmarrë për fëmijët e qytetit.
Kjo nismë u organizua në Bibliotekën e qytetit, në të cilën fëmijët diskutuan rreth librave.
“Kjo nismë e ndërmarrë nga Bashkia Delvinë mblodhi sot në mjediset e bibliotekes së qytetit dhjetëra vogelushë, të cilët diskutuan rreth librave dhe autorëve te parapëlqyer.
Gjate ditëve të pushimeve verore janë te mirëpritur të gjithë nxënësit e shkollave të anëtarësohen në biblioteke, të tërheqin për të lexuar librat e dëshiruar,por edhe të marrin pjesë në veprimtaritë e planifikuara .
Librat mbeten miqtë tanë më të mirë”, është mesazhi që ka shpëndarë në këtë postim Bashkia Delvinë. /sarandacity.al/