Ndërsa kufijtë me Greqinë po hapen, pas shumë sforcove, ai detar i Korfuzit nuk duket se do t’u bashkangjitet pikëkalimeve tokësore.
Deri më tani, i vetmi sinjal vjen nga partnerët grekë të atyre shqiptarë se Korfuzi do mund të hapet nga mesi i korrikut.
Kujtojmë se linja detare Sarandë – Korfuz është ndër më të ngarkuarat gjatë sezonit veror, për shkak dhe të lëvizshmërisë së madhe turistike.
Ndërkohë, jahtet vijojnë të vijnë e ankorohen lehtësisht në Portin e Sarandës për arsyen e njohur të të furnizuarit me naftë. /sarandacity.al/