Bledar Hajredini, zyrtari i klubit të futbollit Përmeti, si dhe arbitri Qerim Ruçi, janë ndër të arrestuar me kërkesë të SPAK si të dyshuar për “Paracaktimin e rezultateve në garat sportive”.
Nën këtë zhvillim, ekipi i futbollit të Delvinës ka reaguar me anë të një postimi në FB, në të cilin thuhet(e rregulluar disa nga ana gjuhësore):
“Nuk do të harrohet ajo çka i bëre Delvinës në ndeshjen kundër Skraparit, Delvina do të rri në kategorinë e 2(dytë) kurse t’i do të vesh atje ku e meriton. Nuk hahet(duhej të ishte “nuk pihet”) djersa e çunave dhe sidomos në 1(një) ndeshje vendimtare!”.
Kujtojmë se SPAK ka dalë me njoftimin e mëposhtëm për rastin:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal. /sarandacity.al/