Një ndër linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri ka lajmëruar në FB qytetarët e interesuar që presin të lëvizin ndërmjet këtyre shteteve, se kur do të fillojë lëvizja e udhëtarëve.
Siç u bë e ditur, Greqia më në fund mbas 18 muajsh hapi kufirin për turistët shqiptarë. Por mesa duket ende nuk kanë mbërritur urdhëri në Kakavijë.
“Mirëdita, edhe pse u publikua në fletoren zyrtare greke hapja e kufirit me Shqipërinë, asnjë lajmërim akoma nga Kakavia se çdo bëhet me lëvizjen e mjeteve dhe të udhëtarëve. Akoma nuk lejohen personat me pasaportë, as sot as nesër.
Gjithesesi sapo të filloj levizja e lirë do ju informojmë”, lajmëron kjo linjë autobusësh.
Nëpër media të ndryshme sot kanë qarkulluar mesazhe nga qytetarë që ishin nisur për në Greqi, duke pasur me vete formularin PLF dhe pasaportën e vaksinës, janë kthyer pas nga Dogana e Qafë-Botës. /sarandacity.al/